Situatë e pazakontë: Rama e Berisha ndajnë foltoren

Një situatë e pazakontë është krijuar gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha kanë qëndruar të dy në foltoren e Kuvendit për disa minuta.

Në fakt ishte Rama që i la foltoren Berishës, kur kreu i kuvendit i dha fjalën për replikë ish-kryeministrit, kështu që kreu i qeverisë ka preferuar ta presë në këmbë deri sa Berisha ka mbaruar fjalën në qendër të cilës ishte çështja e CEZ.

rama berisha

Ndërkohë, në fjalën e tij nga foltorja, kryeministri Rama u shpreh se kjo është një çështje që i përket shtetit shqiptar dhe duhet hetuar nga prokuroria shqiptare, por shtoi se qeveria ka kërkuar ndihmën e FBI që të asistojnë hetimin në mënyrë që ai të jetë cilësor dhe i gjithanshëm…

Lajme të ngjashme

Back to top button