Dua Lipa, mahnitëse në fotot e reja

Modelja dhe këngëtarja e re, Dua Lipa, vajza e rokerit kosovar Dukagjin Lipa, e cila së fundmi është bërë lajm në mediat roze për lidhjen me Ledrin, ka realizuar një set të ri fotografik në Prishtinë me fotografin shqiptar Arton Humolli, nën përkujdesjen e Sellmës dhe Kacit për dukjen.

Në fotot e para që i pamë, ajo duket vërtetë mahnitëse dhe mesiguri nuk është e rastësishme se firma të njohura në Britani e dëshirojnë atë si imazh për të reklamuar veshjet apo produktet e tyre.

Ajo së fundmi ka pozuar për një firmë të njohur londineze me emrin “Trapstar” që promovon veshjet urbane, ndërsa më interesantja është se manjati Jay-Z ka aksione të majme në këtë firmë, një arsye pse shpesh i kemi parë Rihannën dhe Rita Orën duke reklamuar veshjet e kësaj firme.

Modelja dhe këngëtarja e re, Dua Lipa

 

Lajme të ngjashme

Back to top button