Talat Xhaferi e tërhoqi propozim-ligjin për “bombat” (FOTO)

Talat Xhaferi dhe Krste Mukovski sonte e kanë tërhequr propozim-ligjin me të cilin partitë pushtetare kanë kërkuar që të ndalohet publikimi i “bombave”, njofton A1on.

Në ndërkohë tërheqjen e ligjit e ka konfirmuar edhe eksperti belg Piter van Hojte, njofton Telma.

“Dua të informoj që Talat Xhaferi e ka tërhequr propozim ligjin nga Parlamenti. Ky propozim-ligj tani do të shkoj te grupet punuese. Ku do të bisedojmë që të japim propozime të përbashkëta për ligjin në fjalë, ndërkaq teksti do të dorëzohet më 20 tetor”, ka thënë Piter van Hojte.

Pasi që janë tërhequr të dy deputetët e kanë tërhequr propozim-ligjin, për të njëjtin propozim-ligj, do të duhet të diskutohet në grupet punuese që të arrijnë marrëveshje me LSDM-në dhe PDSH-në.

1

Arsye e dështimit të arritjes së marrveshjes mbrëmë për ndryshimet në rregullativën zgjedhore ishte pikërisht ky ligj. Edhe sot ligji në fjalë i ka vonuar bisedimet.  Hojte në Parlamentin e Maqedonisë është takuar me deputetin e BDI-së, Talat Xhaferri dhe kanë biseduar për tërheqjen e këtij ligji, njofton Portalb.

“Në grupet punuese në Klubin e deputetëve do të vendoset a do të tërhiqet ligji, por kjo nuk mund të ndodh pa dakordimin tim” tha sot në Parlament Xhaferi.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button