Bisedimet për Kodin Zgjedhor vazhdojnë, nuk ka bllokadë

(E plotësuar 17:45) -Kemi bërë një progres të mirë nuk kemi ende zgjidhje por kemi progres. Diskutimet janë shumë konstruktive, palët janë të përkushtuara, u shpreh Peter Van Hojt lehtësuesi i dialogut politik në mes grupeve punuese, raporton Portalb.

“Unë shpresoj të vazhdojmë dhe të jemi në mundësi ta kryejmë në kohë të duhur. Është diskutuar me grupet që të dy ligjet së bashku t’i diskutojnë deri më datën 20 të këtij muaji. Nuk ka probleme që do të ndalojnë vijimin e dialogut dhe i njëjti do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Dialogu po ec mirë dhe nuk jam aq pesimist sa isha disa orë më parë. Palët janë të përkushtuara që deri në fund ti respektojnë pikat e marrëveshjes”, tha Hojt duke siguruar që ligji i bombave është në pauzë.

************************

(15.10) Aktualisht në klubin e Deputetëve në Shkup ndodhen të gjithë përfaqësuesit e 4 partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos së bashku me ambasadorin e BE-së në vend, Aivo Orav dhe Piter Van Hojt, lehtësuesit të bisedimeve në mes grupeve; dhe diskutojnë për tërheqjen e ligjit të kontestuar të propozuar nga VMRO dhe BDI që “bombat” të ndalohen së publikuari. lajmëron gazetari i Portalb nga terreni.

Nga Komisioni Evropian bëjnë me dije se tani më ligji është tërhequr ndërsa edhe euro-ambasadori Orav para Klubit të deputetëve, tha se kanë rënë dakord partitë që të tërhiqet nga procedura parlamentare ligji për “bombat”.

Arsye e dështimit të arritjes së marrveshjes mbrëmë për ndryshimet në rregullativën zgjedhore ishte pikërisht ky ligj. Edhe sot ligji në fjalë i ka vonuar bisedimet.  Hojte në Parlamentin e Maqedonisë është takuar me deputetin e BDI-së, Talat Xhaferri dhe kanë biseduar për tërheqjen e këtij ligji, njofton Portalb.

“Në grupet punuese në Klubin e deputetëve do të vendoset a do të tërhiqet ligji, por kjo nuk mund të ndodh pa dakordimin tim” tha sot në Parlament Xhaferi.

Ndërkaq, Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev theksoi sot se me anë të këtij ligji VMRO dëshiron të blejë kohë për mos biseduar për 2 çështjet më kontestuese dhe atë: lista zgjedhore dhe votimi i diasporës.

Vazhdimi i bisedimeve për ndryshim të Kodit Zgjedhor


Pasi të zgjidhet pengesa me Ligjin e “bombave” pritet që tlë vazhdojnë negociatat për ndryshimet në Kodin zgjedhor. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev theksoi sot se dy çështjet më kontestuese vazhdojnë të mbeten lista zgjedhore dhe votimi i diasporës.

“Duam pastrimin e qartë të listës zgjedhore, jo që t’i pëlqejë Zaevit, Damjan Mançevskit, Oliver Spasovskit ose Radmilla Shekerinskës, por qytetarët të kenë besim në listën zgjedhore. Duam që diaspora të votojë dhe patjetër të votojë. Ofruam edhe Ministri të Diasporës. Por duhet të jetë vota e barabartë, sipas Kushtetutës, pavarësisht se ku. Për këtë shkak ofruam prag prej 80% nga mesatarja në Maqedoni për një deputet, ose votat të hynë në njësitë zgjedhore në Maqedoni, që të kemi barazi të votës”, tha Zaev.

“Bisedimet janë të mundimshme, ka pozicione të ndryshme për çështje të ndryshme. Ajo që i komplikon më shumë bisedimet është fakti që disa qëndrime të partive të caktuara politike ndryshohen shumë shpesh. Për shembull, gjatë ditës së djeshme, kishim një ndryshim të shpejtë të qëndrimit nga LSDM-ja, e cila hoqi dorë nga regjistrimi aktiv, si parakusht për pastrimin e listës zgjedhore”, tha Antonio Milloshoski nga VMRO DPMNE.

Mbrëmë bisedimet zgjatën deri në orën 5 të mëngjesit. U arrit marrëveshje vetëm që Gjykata Administrative të mbetet kompetence për shqyrtimin e ankesave për parregullsi zgjedhore, në shkallë të dytë. Ka përafrim të qëndrimeve që lista zgjedhore të pastrohet pak a shumë sikurse deri tani, me ndërthurjen e bazave të të dhënave nga institucionet dhe kontroll shtesë në terren për adresat kontestuese. Për diasporën, janë të hapura mundësitë e vendosjes së pragut për 3 mandatet e diasporës, ose votimi për listat brenda vendit. Gjithashtu, çështje e hapur mbetet edhe financimi i fushatës parazgjedhore, me LSDM-në që kërkon ndalimin me ligj të mundësisë që mediat të paraqiten si donatore për partitë politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button