Vuçiq shmang ndeshjen, nuk do të jetë në Elbasan
Aleksandar Vuçiq nuk do të jetë në Elbasan Arena për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Lajmi është bërë i ditur në mënyrë indirekte nga agjensia serbe e lajmeve Tanjug që ka publikuar një detaj të rëndësishëm të Vucic për të enjten. Tanjug informon se Vucic ditën e ndeshjes do të ketë një takim me me zyrtarin britanik Philip Hammond dhe pas tij të dy së bashku më pas do ti drejtohen mediave në një konferencë për shtyp, transmeton supersport.
Edhe pse në lajmërimin e Tanjug nuk jepet një orar i saktë për takimin e Vucic është e lehtë të kuptohet se në këtë mënyrë përjashtohet vizita e kryeministrit serb në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen.
Megjithatë vlen të theksohet se ende nuk ka patur një konfirmim zyrtar mbi mungesën apo prezencën e Vucic në Elbasan Arena për ndeshjen.