Saimir Tahiri: 2300 policë për mbarëvajtjen e ndeshjes

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat ai ka sqaruar detajet organizimit për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe kërkoi bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për të evituar episodet e pakëndshme, përpara, gjatë dhe pas ndeshjes.

“Strukturat e policisë do të monitorojnë çdo situatë. Forca civile do të ketë në cdo ambjent ku do të ketë tifozë por edhe në stadium. E gjithë struktura e forcave të ndërhyrjes së shpejtë është angazhuar në gadishmëri të plotë. Janë marrë masa maksimale për garantimin e sigurisë edhe për ekipin mik. Një pjesë e forcave RENEA dhe policia e shtetit janë të angazhuar për t’ë garantuar sigurinë e tyre. MBi 2300 forca policie kryesisht në Tiranë dhe Elbasan janë vënë në dispozicion me mjetet dhe infrastrukturën që disponon policia”.

Për ministrin e Brendshëm, sfida më e madhe është angazhimi i të gjithë për të dhënë një shembull të vlerave dhe qytetarisë që kanë qënë dhe do të jenë themelet e shoqërisë tonë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button