Përmbytje në qytetin e Durrësit

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit të Durrësit. Mëngjesin e se mërkurës u krijuan probleme në rrugë dhe kryqëzime, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e kalimtarëve.

Përmbytje pati në zonën pranë rreth rrotullimit të stacionit te trenit, tek tregu i fruta-perimeve, dhe ne disa lagje të qytetit bregdetar. Për shkak të reshjeve të shumta niveli i ujit është rritur ndjeshëm, ku në disa vende uji ka përmbytur edhe trotuaret. Situata është përmirësuar, sapo kanë përfunduar reshjet e shiut. Kjo problematike e shoqëron prej vitesh qytetin e Durrësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button