Bregu: Mazhoranca, jo e angazhuar për integrimin

Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) Majlinda Bregu, dhe nënkryetari i këtij Këshilli, Taulant Balla, pritën dje Forumin e Integrimit Europian, ku marrin pjesë 30 ekspertë dhe studiues të rinj të shkolluar në vendet e BE-së.

Takimi pati si qëllim njohjen e rolit, detyrave dhe funksioneve të KKIE, si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian, i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Gjatë takimit, Bregu dhe Balla vlerësuan nismën për krijimin e këtij forumi dhe rolin e tij në përmirësimin e pjesëmarrjes së publikut në përmirësimin dhe hartimin e zbatimit të politikave që lidhen me procesin e integrimit europian.

“Nuk janë të punësuar në Administratën Publike, edhe pse do të dëshironin shumë të ishin kontribuues në procesin e integrimit, duke qenë pjesë e saj. Këshilli Kombëtar i Integrimit, si platforma e vetme kombëtare për procesin e integrimit, është i hapur për kontributin e të gjithë aktorëve në proces. Për më tepër që kemi nevojë për analiza e realizëm se si zbatohen detyrimet e procesit nga institucionet shqiptare. Kemi nevojë për debat e frymë të vërtetash që, fatkeqësisht, i mungojnë këtij procesi. Shqipëria ka nevojë për më shumë, e jo për më pak të vërteta”- u shpreh Bregu.

Kryekomisionerja theksoi se mazhoranca nuk është angazhuar seriozisht për procesin e integrimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button