Brukseli pret sot që partitë të merren vesh

Brukseli sot pret që sot partitë të merren vesh për kodin zgjedhor. Edhe pse afati tashmë ka kaluar.

“Partitë sot prapë janë ulur në bisedime. Është me rëndësi të ketë marrëveshje dhe të gjithë palët të pajtohen me marrëveshjen”, thotë burimi i NovaTV në Bruksel.

Rreth propozim ligjit për ndalimin e publikimit të përgjimeve ende nuk  ka reagim nga Brukseli. “Presim të shohim sot se si do të rrjedhin gjërat. Por, tashmë jemi mësuar me befasitë që na vinë nga Maqedonia”, thotë burimi i NovaTV-së.

Anulimi i Raportit për Maqedoninë nga Komisioni evropian dhe për vendet tjera ballkanike është anuluar për një javë, edhe pse pritej që të shpallet me 14 tetor.

Brukseli nuk fsheh se ky anulim është lajm i mirë për Maqedoninë. Me këtë shtypja ndaj palëve në bisedime vazhdon.

Publikimi i Raport progresit të Maqedonisë do të bazohet në respektimin e Marrëveshjes së Përzhinos./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button