VMRO reagon ndaj paralajmërimeve të Zhernovskit dhe Zaevit

VMRO  i vlerëson si përzierje në punën e Qytetit të Shkupit dhe populizëm paralajmërimet për ndalesën për ndërtime në Komunën e Qendrës të cilat u thanë në konferencën e sotme për shtyp nga kryetari i Qendrës, Andrej Zhernovski dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Paralajmërimet se kjo dyshe e kryetarëve të komunave jopunëtorë do të sjellë ndalesa për ndërtim në një territor i cili nuk është nën ingerencat e tyre krahas asaj që është përzierje në punët e Qytetit të Shkupit është vetëm populizëm i lirë me të cilin tregojnë josinqeritet për qëllimet e tyre dhe mosnjohje elementare të ligjeve të sistemit në të cilin janë pjesë si kryetarë komunash”, thekson VMRO-DPMNE në një reagim në konferencën për shtyp.

Nëse Andrej Zhernovski e ka ftuar Zoran Zaevin të jetë kryetar vizitor i komunës së Qendrës i cili do të flasë se Shkupi është bërë vend problematik për të jetuar, thekson VMRO-DPMNE, një prej vendimeve të para mund të jetë t’i paguaj milionë denarë dëm të cilat Qyteti i Shkupit i ka harxhuar për t’i pastruar mbeturinat të cilat pas vetes i lanë kampistët e opozitës para Qeverisë pasi vendosën se është i mjaftueshëm keqtrajtimi i banorëve të Shkupit.

Sipas VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit gjithmonë ka pasur anketa publike në të cilat edhe qytetarët edhe opinioni publik kanë pasur mundësi ta shprehin mendimin dhe qëndrimin e tyre për aktivitetet ndërtimore të cilat ndërmerren edhe në fushën e ndërtimeve të ulëta dhe në fushën e ndërtimeve të larta.

Lajme të ngjashme

Back to top button