Efekti i kafes në shëndetin e dhëmbëve

Kafja e mëngjesit është thuajse nisja më e mirë e ditës për të gjithë. Sipas një studimi të publikuar në revistën profesionale dentare rezulton se kafja ju ndihmon për dhëmbë të shëndetshëm.

Dentistët nga viti 1968 deri në vitin 1998 e kishin studiuar lidhjen e kafesë dhe periodontologjisë në 1,152 meshkuj, por tani ata duan ta zgjerojnë hulumtimin e tyre në popullatën e përgjithshme. Ata duan ta dinë nëse efektet e njëjta do të vërehen edhe tek femrat.

Një studim i mëparshëm, rezultatet e të cilit u botuan në qershor në revistën “Applied Microbiology”, tregoi gjithashtu se kafja e fortë dhe e hidhur e zezë mund t’i mbajë dhëmbët e pastër.

Studimi tregoi se kafja me një përqindje të lartë të kafeinës i shkatërron bakteret që shkaktojnë pllakëza, që shkakton karies të dhëmbëve dhe vizita tek dentisti.

Lajme të ngjashme

Back to top button