Kajata dhe McDonald fitojnë Çmimin Nobël për Fizikë

Japonezi Takaaki Kajata dhe kanadezi Arthur McDonald janë fitues të Çmimit Nobël për Fizikë për lëkundje të neutroneve, raporton Anadolu Agency (AA).

Akademia Mbretërore suedeze e Shkencës në sqarimin e vendimit theksoi se këta dy shkencëtarë kanë dhënë kontributin kyç në eksperimentin i cili tregoi se neutronet mund të ndryshojnë identitetin.

“Zbulimi i tyre ka ndryshuar kuptimin tonë të punës lidhur me këtë materie që mund të tregohet si vendimtare në të kuptuarit tonë të gjithësisë”, njoftoi Akademia suedeze.

Kajata është drejtor i institutit Cosmic Ray dhe profesor në Universitetin në Tokio. Ndërsa McDonald është profesor në Universitetin Queen në Kingston. Fituesit e Çmimit Nobël do ta ndajnë çmimin prej tetë milionë krunave suedez (rreth 960.000 dollarë amerikanë). Secili prej tyre do të marrë diplomë dhe medalje të artë në manifestimin solemn më 10 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button