Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen më 8 nëntor

Në përputhje me kompetencat kushtetuese, presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitaroviç ka marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 8 nëntor të këtij viti.

“Vendosa që zgjedhjet parlamentare të mbahen të dielën, më 8 nëntor të këtij viti. Në atë ditë, fati i Kroacisë tonë do të jetë në duart tuaja. Kjo është një ditë kur politikanët para jush japin llogari dhe kur demokracia merr kuptimin e saj të plotë. Prandaj, ju ftoj të ndiqni me kujdes zgjedhjet dhe ofertat e pjesëmarrësve, cilat janë programet e tyre dhe se si ato do të ndikojnë në jetën tuaj të përditshme në katër vitet e ardhshme”, tha presidentja Grabar-Kitaroviç.

Presidentja ftoi posaçërisht votuesit e rinj dhe ata që votojnë për herë të parë, dhe paralajmëroi se është e rëndësishme që vendimin ta marrin vetë. Ajo theksoi se vendit i duhet një pikëpamje e freskët ndaj demokracisë.

Pas publikimit zyrtar të datës rrjedh afati ligjor prej dy javësh për dorëzimin e listës së kandidatëve tek Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në 48 orët e ardhshme është planifikuar afati për ankesat e mundshme, pas së cilës fillon zyrtarisht fushata.

Fushata për këto zgjedhje do të jetë jashtëzakonisht e shkurtër, dhe do të zgjasë vetëm tre javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button