Australi, fëmijës i këputet koka nga aksidenti, mjekët ia ngjisin

Vogëlushi Jackson Taylor, 16 muajsh, që ndodhej në makinë së bashku me nënën dhe motrën e tij 9 vjeç, bëri një aksident në Brisbane të Australisë. Si pasojë e kësaj, atij iu këput koka nga trupi dhe jeta iu vu seriozisht në rrezik.

Mjekët më të mirë kirurgë, u bashkuan në sallën e operacionit dhe pas 6 orësh, arritën që t’i ngjisnin kokën duke përdorur një shufër metali dhe pjesë nga brinjët e tij.  Operacioni doli me sukses. Prej dy muajsh foshnja duhet të mbajë një pajisje që i lejon atij të mbajë trupin drejtë e të palëvizshëm.

Femija-640x371

Geoff Askin, mjeku kirurg që drejtoi operacionin tha për “Daily Star”: -“Shumë fëmijë nuk do të kishin mbijetuar nga kjo ndërhyrje, por vogëlushi Jackson na habiti të gjithëve dhe do të rritet më i fortë se kurrë”. Edhe motra e Jackson pësoi një frakturë në shtyllën kurrizore, por pas tre orë e gjysmë operacion, ajo mundi që të shpëtonte, transmeton Gazeta-shqip.

Lajme të ngjashme

Back to top button