Një serb i dëshpëruar, por pasanik, në kërkim të dashurisë (FOTO)

Një beqar i pasur serb ka postuar foto personale në vilën e tij me shpresën se do të gjejë grua.

Serbi, që e quan veten Don Milisav Juan Gonzales Brzi, shkruan poshtë fotove: “Për të gjithë femrat e pamartuara, që duan të kalojnë jetën krah meje dhe brenda bukurisë së shtëpisë sime”.

Ai thotë se kërkon një grua nga 16- 24 vjeç.

“Kjo shtëpi është dekoruar me shije, ndoshta pikërisht për TY,” shkruan ai.

Megjithatë, fotot e tij dhe stili i mobilimit janë kthyer në objekt humori në rrjetet sociale.

Brzi thotë se është 39 vjeç dhe jeton në Shën Petersburg./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Lajme të ngjashme

Back to top button