Shkup, vetvritet një student në Shtëpinë Studentore Kuzman Josifovski

Dje herët në mëngjes, rreth orës 3 e 40 pas mesnatës, në Shtëpinë Studentore Kuzman Josifovski ka rënë një student nga kati i katërt, njofton Portalb.

“SPB-Shkup e ka bërë ekspertizën dhe jo zyrtarisht bëhet fjalë për vetëvrasje, ku studenti, D.R. nga Prilepi, ka kërcyer nga kati i katërt i ndërtesës së Shtëpisë Studentore “Kuzman Josifovski”. I njëjti është dërguar në Qendrën Emergjente të Shkupit, për t’iu dhënë ndihma e parë mjekësore, ndërkaq në orën 18:30 studenti në fjalë s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur”, njoftojnë për Portalb nga SPB-Shkup.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Shtëpia Studentore Kuzman Josifovski. “Po, ka ndodhur rasti, ne nuk e kemi parë me sytë tanë, por ashtu siç tregojnë studentët, ai ka rënë nga kati i katërt”, thonë për Portalb nga “Kuzman Josifovski”.

Lajme të ngjashme

Back to top button