Çështja e emrit, temë bisedimi mes Gruevskit dhe Ban Ki Mun

Kryeministri Nikolla Gruevski sot duhet të takohet me sekretarin gjeneral të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, ndërsa çështja e emrit me gjasë do jetë një nga temat e takimit, njofton 24Vesti.

Takimi pritet të mbahet pas paraqitjes së Gruevskit në Asamblenë e përgjithshme në ОKB-së. Gruevski dhe homologu i tij grek Cipras, e patën takimin e parë joformal para disa ditësh në pranimin e organizuar nga presidenti amerikan Barak Obama, ku e kanë përmendur edhe çështjen e emrit dhe mundësisë për takim të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Back to top button