Shkup, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 aksidente komunikacioni

Gjatë 24 orëve nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 86 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 33 e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 18 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, si dhe 16 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me patentë shoferi të skaduar. Janë sanksionuar edhe 73 këmbësorë, të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme, njoftojnë nga SPB-Shkup.

Prej tyre, nëntë kanë pësuar dëme materiale dhe tre kanë pësuar lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë, një shofer i një automjeti motorik, një çiklist, një bashkudhëtar dhe një këmbësor.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 126 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë punëtori edukative në Shkollën fillore “Aleksandar Makedonski”, me nxënësit e klasës së katërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button