MPB: Janë dhënë 1970 vërtetime të reja për refugjatët

­ Në periudhën prej orës 8:00 të 30.09.2015 deri më 01.10.2015 në orën 8:00 u janë dhënë vërtetime gjithsej 1.970 shtetasve të huaj, prej tyre 1.273 janë të gjinisë mashkullore, 216 të gjinisë femërore, 310 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 171 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil.

Sipas shtetësisë të personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, njoftoi sot MPB, me numër më të madh janë shtetasit nga Siria 1.092, Afganistani  657, Iraku 125, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button