Lenka: Për procesin zgjedhor nuk mund të vendosin vetëm 4 parti politike

Lëvizja për drejtësi sociale “Lenka” ka kërkuar ndryshime në kodin zgjedhor. Ata konsiderojnë se dialogu brenda katër partive më të mëdha nuk duhet të zhvillohet më dyer të mbyllura, transmeton Portalb.

“Në drejtim të demokratizimit të rregullores zgjedhore, ne vlerësojmë se duhet të demokratizohet vet biseda rreth procesit zgjedhor, të mos lihet vetëm 4 parti të vendosin por edhe faktorë tjerë të skenës politike dhe shoqërore”, tha Dejan Lutovski nga “Lenka”.

Ata kanë propozuar që të zvogëlohet numri i nënshkrimeve për themelimin e një subjekti politik nga 1.000 në 500, një njësi zgjedhore dhe heqjen e mandateve nga diaspora.

Nga lëvizja vlerësojnë se këto propozime të tyre patjetër të aplikohen që të largohen barrierat në procesin zgjedhor dhe të ulet ndikimi i fuqisë financiare në proceset parazgjedhore./Portalb

LEXO: Modeli zgjedhor: Listat e hapura rrisin kualitetin e përfaqësuesve politik

 

Lajme të ngjashme

Back to top button