Nikolla Gruevski në New Jersey: Vazhdon bashkëpunimi me mërgimtarët

­Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski mbrëmë realizoi takim me diasporën e Maqedonisë në New Jersey  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalimin e tij Gruevski, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, e ka theksuar rëndësinë e diasporës së Maqedonisë në promovimin e interesave të Maqedonisë, duke theksuar se Qeveria edhe periudhën e ardhshme do të vazhdojë t’i realizojë angazhimet për zhvillimin e bashkëpunimit me mërgimtarët dhe do të vazhdojë të zbatojë projekte të cilat janë në interes të diasporës.

Qeveria, siç ka theksuar kryeministri Gruevski, e vendosi të drejtën e votës për mërgimtarët.

Ai është përqendruar edhe në projektet të cilat zbatohen, në fokus të së cilave janë mërgimtarët e Maqedonisë, siç është projekti përmes së cilit anëtarët e diasporës në mënyrë efikase mund t’i marrin dokumentet e nevojshme të cilat i japin organet kompetente të Republikës së Maqedonisë, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button