Me karrige mbahet rrejta e portës në Koçan (Foto)

Se në çfarë gjendje janë fushat futbollistike në Maqedoni, mësuam edhe sot nga dueli në Koçani, ku në kuadër të 1/8 të Kupës së Maqedonisë, u takuan Bregallnica dhe Shkupi. Në këtë stadium ndeshjet kampionale i luan pikërisht skuadra e Bregallnicës, pasi që në qytetin e Shtipit stadiumi është duke u rinovuar.

Edhe rrjetet e portave nuk kishin me si të mbahen, ndërsa organizatorët e ndeshjes, kishin vendosur që këtë ta bëjnë me karrige, ndërsa kishte mundësi që nëse do të futej topi në portë, ai do të dilte mesiguri nga ana tjetër dhe vështirë do të ishte të mësoje nëse topi ishte në rrjet apo jo, raporton Portalb, ku gazetari dhe fotoreporteri ynë nga afër edhe ka përcjellë këtë ndeshje.

Pikërisht ky fakt është edhe rezultat real i arritjeve të klubeve nga Maqedonia në arenën ndërkombëtare, e njëkohësisht edhe rezultatet e përfaqësueses së Maqedonisë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button