Lotaria Amerikane, aplikimet hapen më 2 tetor

Vetëm pak ditë ndajnë qytetarët shqiptarë nga aplikimi për lotarinë amerikane DV 2017. Sipas burimeve zyrtare të Ambasadës amerikane në Tiranë aplikimet mund të hapen ditën e premte, por pritet ende një konfirmim zyrtar, transmeton Shekulli.

“Në datën 2 tetor është lënë që të hapen aplikimet, por pritet konfirmimi zyrtar”, shprehën përfaqësuesit e Ambasadës.

Afati për aplikimin e shtetasve shqiptarë edhe këtë vit është një muaj. Fituesit zgjidhen automatikisht nga sistemi dhe shpallen në vitin 2016-të.

Kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekuivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4-vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesëvjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Plotësimi i Lotarisë Amerikane

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button