Flamuri palestinez ngrihet sot në OKB

Flamuri palestinez do të ngrihet sot për herë të parë në Kombet e Bashkuara.

Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbas, e ka përshkruar këtë si “një ditë emocionale dhe krenare”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar këtë muaj mocionin për ngritjen e flamurit palestinez dhe atij të Vatikanit.

Izraeli ka kritikuar këtë veprim dhe ai, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë vende të tjera, kanë votuar kundër.

Lajme të ngjashme

Back to top button