RMV, dënime nga pesë deri shtatë mijë euro për qytetarët që e dogjën flamurin e shtetit fqinj, propozoi prokurori

Bazuar në nenin 181 nga Kodi Penal, Prokuroria themelorë publike në Strugë ka propozuar dënime në të holla për tre persona si të dyshuar për djegien e flamurit të Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

“Njëri nga ata e ka djegur flamurin, ndërsa ty tjerët e ngritën atë dhe e tundën flamurin e ndezur dhe të djegur”, raportojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që kjo ka ndodhur më 14 janar, gjatë kohës kur disa qytetarë shënonin festën fetare Sv. Vasilij në Vevçani.

PTHP njoftoi që për të akuzuarin e parë është propozuar dënim në vlerë prej 7 mijë euro, derisa për dy tjerë nga 5 mijë euro.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike në Strugë në muajin janar ka hapur lëndë në lidhje me shkrimet në media të caktuara se gjatë mbajtjes së Karnevalit të Vevçanit është djegur flamuri i Bullgarisë.

Ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angel Angellov i dërgoi notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për shkak të informacioneve se në Vevçan është djegur një flamur bullgar, gjatë së cilit, policia shpërndau njerëzit që ishin mbledhur për zhvillimin e karnavalit, nga organizimi i së cilës u tërhoq edhe Komuna këtë vit – për shkak të situatës me koronavirusin.

Për demarshin, në Facebook, informoi ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

Në këtë ngjarje, policia ka vlerësuar se janë shkelur masat mbrojtëse në karnavalin e Vevçanit, për çka edhe kanë realizuar aksionin policor për shpërndarjen e pjesëmarrësve, duke u krijuar një përleshje ndërmjet tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button