Xhorxhia ekzekuton gruan e parë që nga viti 1945

Gjeorgjia ekzekuton amerikanen Kelly Gissendaner përkundër kërkesave të minutës së fundit për të ndaluar ekzekutimin e saj.

Njërën ndër kërkesat për ndalimin e ekzekutimit të saj e kishte bërë edhe Papa Françesku.

Kelly Gissendaner, 47, ishte gruaja e parë e cila dënohet me vdekje në shtetin jugor amerikan pas 70 viteve.

Avokatët kanë dorëzuar të paktën tre ankesa në Gjykatën Supreme të SHBA-ve, në përpjekje për të shtyrë orët e dënimit para se të vdiste, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Gissendaner kishte planifikuar që ta vriste, por ajo nuk e ka kryer vrasjen e burrit të saj në vitin 1997.

Të dashurit të saj të mëparshëm Gregory Owen, i cili vrau Douglas Gissendaner, iu dha burgim i përjetshëm si pjesë e një ujdie.

Papa Françesku, i cili ishte kohët e fundit në një turne amerikan, i bëri thirrje bordit shqyrtues që të rishqyrtojë çështjen. Por të martën pasdite, bordi njoftoi se nuk ishte dhënë mëshirë.

Disa orë më vonë, Gjykata e Lartë e SHBA tha se kishte refuzuar tri aplikacionet për shtyrjen e ekzekutimit.

Dëshmitarë të cilët ishin të pranishëm në ekzekutim i thanë mediave lokale se ajo këndoi Amazing Grace, para se t’i jepej injeksioni vdekjeprurës.

Apeli i Papës për jetën e Gissendaner ishte bërë në një letër të shkruar nga përfaqësuesi i tij diplomatik në SHBA, Kryepeshkopi Carlo Maria Vigano, të martën.

Kryepeshkopi shkruan se nëse nuk dëshirojnë të mimizojnë peshën e krimit, ai iu lut Bordit ta zbusin dënimin.

Avokatët e Gissendaner i thanë bordit se ajo kishte pësuar një transformim në burg, duke ofruar mbështetje për të burgosurit me probleme dhe duke treguar pendim për krimet e saj.

Shefi i Drejtësisë Norman Fletcher vuri në dukje se Gjeorgjia nuk kishte ekzekutuar një person i cili nuk e kishte kryer vrasjen aktuale qysh kur dënimi me vdekje u rikthye në vitin 1976.

Gjeorgjia ka ekzekutuar rreth 60 njerëz që nga viti 1976, dhe ka më shumë se 80 persona të dënuar me vdekje.

Lajme të ngjashme

Back to top button