MPB me masa të reja për parandalimin e dhunës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar ndërmarrjen e masave ligjore për parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive. 

Ministrja Gordana Jankullovska, ka deklaruar sot se Qeveria ka pranuar një pjesë të propozimeve të MPB-së, për të ndryshuar e plotësuar ligjin kundër dhunës në sport. 

“Në bazë të përvojave angleze, italiane, kroate, MPB-ja do të ndërmarrë obligim për të bërë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndalimin e Dhunës në Grave Sportive. Ndryshimet do të kenë për qëllim krijimin e obligimit juridik të organizatorit të garave sportive  për shitjen e kontrolluar të biletave që nënkupton para shitjes së biletave të bëhet koordinim me MPB-në”, ka deklaruar ministrja. 

Ajo ka theksuar se dhuna është e pranishme tek grupet e tifozëve dhe se ajo po shfaqet gjithnjë e më shumë. 

Sipas të dhënave të MPB-së, në garat sportive janë angazhuar deri tani 6.500 policë, ndërsa gjatë ndërhyrjes në 28 incidente janë lënduar 69 policë. 
Në 34 incidente të tjera, janë dëmtuar 13 makina të Policisë, 50 makina civile dhe 11 autobusë.

Lajme të ngjashme

Back to top button