Gruevski: Do të pranohen rreth 300 pedagogë dhe psikologë në shkollat e mesme

Pas konstatimit të mungesës së pedagogëve dhe psikologëve në shkollat e mesme është parashikuar të pranohen gjithsej 294 persona, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski pas promovimit të pajisjes së re në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”.

“Është konstatuar se ka mungesës së pedagogëve dhe psikologëve në shkollat e mesme. Është parashikuar të pranohen gjithsej 294 persona në dy-tre faza. Konkursi duhet të shpallet së shpejti dhe grupi i parë i të paktën 70 personave duhet të pranohet deri në fund të këtij viti. Grupi i dytë do të jetë në vitin e ardhshëm, ndërsa i treti më së voni deri në vitin 2015”, tha kryeministri Gruevski.

Me këtë siç theksoi, do të realizohet ideja që të kompletohen rreth 300 pedagogë dhe psikologë, të cilët duhet të kyçen në sistemin arsimor në atë pjesë, e cila është kompetencë e tyre, sidomos komunikimi me prindërit dhe me fëmijët, të cilët kanë ndonjë problem në procesin arsimor, por edhe ndihma e tyre në përcaktimin e karrierës së tyre dhe në segmente të tjera që janë specialitet I këtyre personave dhe në masë të madhe mund t’u ndihmojnë fëmijëve tanë dhe prindërve të tyre në shumë segmente. 

Lajme të ngjashme

Back to top button