Nëpër shkolla do të punësohen rreth 300 pedagog dhe psikolog

Në shkollat fillore dhe të mesme do të punësohen 294 bashkëpunëtorë me eksperiencë, është vendimi i ri i qeverisë për të cilën sot informoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Në shkollat e mesme komunale do të punësohen 56, prej të cilëve, 39 psikolog dhe 17 pedagog, ndërsa në shkollat e mesme shtetërore do të punësohen 10, 6 psikolog dhe 4 pedagog.

“Mjetet e nevojshme për realizimin e punësimeve bëjnë gjithsej 104 milion denarë, ndërsa do të sigurohen nga buxheti i MON-it, në tre vitet e ardhshme. Zgjedhja e të punësuarve do të jetë transparente, që do të thotë se do të kryhet nëpërmjet një konkursi publik për punësim, i cili do të publikohet në faza, ndërsa në to do të caktohen të gjitha informacionet e detajuara për kushtet dhe kriteret”, tha Ristovski.

Projekti do të zbatohet në dy faza, në fazën e parë, e cila do të zgjasë deri në fund të vitit, do të punësohen 70 psikolog, ndërsa faza e dytë e cila do të zgjasë deri në fund të vitit, parasheh punësimin e 105 psikologëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button