Rreth 300 psikolog e pedagog do të punësohen nëpër shkolla

– Në dy vitet e gjysmë të ardhshme në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë do të punësohen 294 psikologë dhe pedagogë të rinj.

Sipas vendimit të Qeverisë, në fazën e parë deri në fund të vitit 2013 do të punësohen 70 psikologë dhe pedagogë, deri në fund të vitit 2014 do të punësohen 150 dhe deri në fund të vitit 2015 edhe 119.

“Qëllimi përfundimtar i angazhimit të këtij potenciali plotësues kadrovik është të sigurohet vazhdimësi në implementimin e tërësishëm dhe të pandërprerë të Ligjit për arsimin fillor dhe ndryshimet  e tij, Ligji në arsimin e mesëm, këshillimi i nxënësve dhe prindërve, si dhe realizimi i të gjitha projekteve sipas përfundimeve dhe programit për punë të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa efektin në mënyrë direket do ta ndjejnë nxënësit, por edhe pridërit e tyre. Ky është edhe një hap vendimtar me të cilin konfirmohet serioziteti dhe sistemi arsimor më konkurrent  i Maqedonisë”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp  ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

Mjetet e nevojshme për realizimin e punësimeve arrijnë 104 milionë denarë dhe do të parashikohen në buxhetin e MASH në tre vitet e ardhshme.

“Zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në mënyrë transparente, përkatësisht do të kryhet përmes rrugës së konkurseve publike për punësime, të cilat gjithashtu në mënyrë etapore do të shpallen, ndërsa në to do të emërohen të gjitha informatat më të hollësishme për kushtet dhe kriteret e aplikimit dhe sigurimit të angazhimit adekuat të punës”, tha Ristovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button