Gruevski do të hapë burg të vjetër pesë vite

Pas gjashtë viteve nga rrënimi i themelit të burgut në fshatin Kshanje të Kumanovës, kryeministri Nikolla Gruevski, sot do ta prej shiritin e kuq dhe do ta bëjë “aminin” në hyrjen e të burgosurve në hapësirat e kësaj ndërtese.

Lopatat e para të këtij burgu, kanë qenë të hedhura në korrik të vitit 2007, nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Mihajlo Manevski dhe nga ministrja për punë të brendshme, Gordana Jankulloska.

Atëherë qeveria njoftoi se ndërtesa, ku në të kaluarën ka qenë shkollë e fshatit, për më pak se një vit do të adaptohet me burg të ri të tipit gjysmë të hapur, ku do të qëndrojnë 220 të burgosur, me çka ishte e planifikuar që të harxhohen dy milion euro.

Nga premtimi i qeverisë u kapluan vetëm dymbëdhjetë persona që u gjetën në listën e pagave të burgut, sepse edhe pas tre viteve adaptim, ndërtesa e burgut në Kshanje, mbeti pa të burgosur.

Edhe pse burgu nuk ishte në funksion, aty kishte drejtor të pacaktuar, dy avokat, edukatorë, komandant të shërbimit të sigurisë, menaxhere dhe shofer të drejtorit, të cilët kanë marrë rrogë. 

“Vest” në korrik të vitit 2010, publikoi një raport nga burgu i Kshanjes, ndërsa sipas informacioneve të gazetës të dhëna nga Ministria e drejtësisë, të punësuarit në këtë burg, kanë filluar punën në 15 shtator të vitit 2009, ndërsa drejtoresha shumë kohë më parë.

“Në mars të këtij viti, përderisa drejtoresha e burgut ka qenë Sonja Cvetkoska, e cila po të njëjtën kohë u bë edhe deputete e VMRO-DPMNE-së, drejtoria e burgut ka qenë e vendosur në një banesë në Kumanovë.

Pas largimit të saj, ndërtesa më nuk është përdorur, ndërsa mobiljet kanë qenë të vendosura në burgun e Kshanjes. Në vend të saj, tani drejtor është Stalin Trajkovski, i cili më parë ka punuar si komandant në sigurimin e burgut të Shutkës, ndërsa pastaj ka qenë i emëruar si udhëheqës i seksionit të hapur në Kriva Pallankë, me leje të drejtoreshës së Drejtorisë së mbajtjes së sanksioneve.

Kjo është në kundërshtim me ligjin, sepse atë leje e jep Qeveria, e jo drejtori” thuhet në burimin tonë”, ka publikuar “Vest” në 15 korrik të vitit 2010.

Sot, pas gjashtë viteve, do të lëshohet në funksion burgu në Kshanje. Aq vite kishte nevojë që të ndërtohet kjo, restorani dhe në burg të lëshohet rrymë dhe ujë, sepse ndërtesa e burgut dhe qelitë kanë qenë të përfunduara në afat prej një viti pas hedhjes së gurrthemelit.

Lajme të ngjashme

Back to top button