Këshilltarët pedagogjik duhet të realizojnë 64 vizita për katër javë

Byroja për Zhvillimi e Arsimit, sipas të gjitha gjasave, ka vendosur të thyej rekordet, mirëpo vetëm në realizmin statistikor të planit, por jo edhe në rritjen e cilësisë së punës. Ditë më parë, me firmën e drejtoreshës Vesna Hrvatovska, këshilltarëve pedagogjik u është përcjellë vendimi që në afat prej katër javësh, të realizojnë vizita dhe të mbikëqyrin mbarëvajtjen e 64 orëve të mësimit. Për secilën orë duhet të shkruajnë raport, ndërsa plani që duhet të realizojë çdo këshilltar pedagogjik është qëndrimi në dy shkolla të ndryshme brenda një dite, me atë që në secilën shkollë të mbikëqyrin mënyrën e realizmit të orëve të mësimit të dy mësimdhënës, njofton Koha.

“Kjo do të thotë se puna që do ta bëjnë këshilltarët pedagogjik nëpër shkolla do të jetë ‘shkel e shko’, pasi të mbikëqyrësh punën e katër mësimdhënësve brenda një dite, të përpilosh raporte për mënyrën se si e realizojnë secili prej tyre orën e mësimit… është e pamundur të bëhet një punë e mirëqenë”, shprehet një këshilltar pedagogjik i grupit klasor nga Shkupi.

Ky është një problem shtesë, krahas atij që lidhet me mungesën e këshilltarëve, si numër. Në njësi të caktuara të BZHA-së, ndodhë që për lëndë të veçanta të mos kenë fare këshilltarë pedagogjik, ose kur ti kenë – nuk mjaftojë si numër. Shkollat prej vitesh janë braktisur nga vizitat sikurse duhet të këshilltarëve pedagogjik dhe kjo e bën ende më të rënduar situatën me cilësinë edhe ashtu të diskutueshme të arsimit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button