Motoçiklizëm, frikë në Sepang, karambol në pistën e Moto2 (FOTO)

Një karambol spektakolar i motorëve përfshin katër pilotë në Cmimin e Madh të Sepang në kategorinë Moto2.

E gjitha ka filluar me rrëzimin e Axel Pons (Kalex) në xhiron e parë. Në dalje të një kthese ai humb kontrollin duke rrëshqitur dhe duke mbetur në mes të pistës.

Vetëm pak sekonda më pas dhe vjen pjesa tjetër e grupit, ku tre pilotë të tjerë nuk kanë kohë dhe hapësirë për të ndryshuar drejtim. Pilotët e përfshirë në aksident janë Zaqhhwan Zaidi(Suter), Tajlandezi Decha Kraisart dhe indoneziani Faddi Immammuddin (Motobi).

Fatmirësisht aksidenti nuk ka pasur pasoja të rënda dhe të tre janë shtruar në spital por janë jashtë rrezikut. (Balkanweb)

Lajme të ngjashme

Back to top button