Në Orizare të Likovës u hap çerdhja për fëmijë me nevoja të veçanta

Ministri për vetëqeverisje lokale Lirim Shabani sot mori pjesë në hapjen solemne të çerdhes për fëmijë me nevoja të veçanta “Rrezja” në fshatin Orizare të komunës së Likovës, Çerdhja shtrihet në sipërfaqe shfrytëzuese prej 500 metra katrorë, me oborr prej 1650 metra katrorë dhe me të gjitha hapësirat tjera të nevojshme për çka janë shpenzuar 20.388.292 denarë. Çerdhja e re ka kapacitet për kujdesin dhe arsimimin e 60 fëmijëve në tri grupe heterogjene në moshë deri 6 vjeçare. Për fillim, çerdhja do të startojë me 10-15 fëmijë dhe me personel prej 4 persona, në mesin e të cilëve edhe një defektolog.

Shabani tha se kjo është një e arritur e madhe për banorët e kësaj ane për çka falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe institucionet të cilët e mbështetën pa rezervë jetësimin e këtij objekti i cili do të jetë në shërbim të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button