Mbi 84 mijë refugjatë kanë hyrë deri më tani në Kroaci

Sipas raportit të fundit zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga fillimi i krizës së refugjatëve deri në këtë mëngjes në Republikën e Kroacisë kanë hyrë mbi 84,800 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë tërë ditës së djeshme në vendkalimet kufitare Tovarnik dhe Bapska kanë hyrë më shumë se 5,800 emigrantë, të cilët janë transportuar drejt Hungarisë.

Në qendrën e pritjes së përkohshme në Opatovac aktualisht ndodhen rreth 1,900 emigrantë, ndërsa gjatë ditës pritet një fluks i madh i emigrantëve nga Republika e Serbisë. Tendat në Opatvc do të fillojnë të ngrohen për shkak të ftohjes së motit dhe përkeqësimit të kushteve të motit në mënyrë që në to të vendosen fëmijët dhe të sëmurit.

Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, sot do të vizitojë kampin në Opatovac. Ai dje bindshëmm mohoi spekulimet se pritet që refugjatët do të fillojnë të hyjnë në Kroaci nga jugu, në zonën e bregdetit të Dubrovnikut, si dhe spekulime se atje do të ngrihet një qendër pritjeje.

Në Berkasovë, vend në kufi në anën serbe, dje kanë arritur më shumë se 60 autobusë që janë drejtuar në drejtim të Kroacisë dhe vendi Bapska. Refugjatët deri në kufirin kroat në mënyrë të organizuar transportohen me autobus nga qendrat e pritjes në Preshevë në jug të Serbisë, dhe nga Kanjizha në Vojvodinë. Refugjatët nga Serbia nuk shkojnë më në drejtim të Hungarisë, por në dretjim të kufirit kroat.

Lajme të ngjashme

Back to top button