Çështjet e arsimit dhe rrogës minimale Kuvendi i le në fund

Propozim -ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim fillor, propozim- ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim të mesëm, propozim- ligj për ndryshimin e Ligjit për mësimdhënës në shkolla fillore dhe të mesme, propozim- ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë, propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për buxhete në Republikën e Maqedonisë, kanë qenë pika me renditje nga 8-12 në mbledhjen e 67-të Kuvendit të Maqedonisë, të cilat pastaj janë renditur si të fundit në rend dite. Kjo ka qenë arsye që pastaj Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të reagojë, njofton Portalb.

Sipas LSDM-së, praktika që me vite aplikohet nga VMRO-DPMNE-së në këtë Kuvend u vërtetua edhe sot në vepër.

“Nuk e kemi të qartë se pse VMRO-DPMNE po u ikë këtyre temave”, tha Goran Sugareski, deputet nga LSDM.

Ai pyet publikisht, se pse këto tema janë vënë në fund edhe pse këto janë problemet më thelbësore dhe më reale që i ka Republika e Maqedonisë në këtë moment.

“Duhet të dalin publikisht të tregojnë se pse janë kundër heqjes së testimit ekstern, le të tregojnë qëndrimin para qytetarëve, të tregojnë se pse nuk duan të rritet paga minimale. Pse ikin nga përgjigja, se çdo 6 muaj do të duhet të publikohen raporte ku qytetarët do të shohin qartazi se si ata i harxhojnë paratë e tyre. Dhe nuk e di se për çfarë arsye krejt për fund është lënë problemi më shqetësues, e ajo është shpërngulja. Kjo është DPMNE që nuk donë të flasë për këto tema. Andaj që qytetarët të mos i dëgjojnë këto probleme, janë vënë nga pika e 95-ta deri te e 100-ta”, përfundon Sugareski.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE nuk e pranon akuzën e LSDM-së dhe thonë se është LSDM-ja ajo që ikë nga debatet për problemet thelbësore.

12047285_10207880534873960_577551639_n

“Ne i presim në Kuvend një vit e gjysmë për debat ata rrinin në shtëpi dhe kënaqeshin duke shikuar televizion. Ja ky është argument se kush ikë nga debati. Pikat nuk janë të tërhequra nga rendi i ditës ata vetëm janë zhvendosur në pikat e fundit. Ku është frika? Se ndonjë ditë tjetër nuk do të ketë medie dhe nuk do të ketë kush ti përcjell pikat e rendit të ditës? Pikat do të diskutohen kur do t’u vijë rendi për t’u diskutuar. Është rregull i pashkruar që në koordinim me kryeparlamentarin të flitet për rendin e ditës. Ne në këtë koordinim vendosëm që të nisim me vendime, zgjidhje, me ligje me procedur të shkurtër, pastaj me lexim të parë dhe të dytë e në fund … Askush nuk është duke ikur nga debati. Ju kemi dhënë përparësi pikave që janë më teknike për të pasur hapësirë më vonë për debat rreth pikave tjera. Po kjo nuk donë të thotë se ata nuk janë të rëndësishme dhe nuk duhet të diskutohet për to”, theksoi Zoran Ilioski, deputet nga radhët e VMDO-DPMNE-së.

Në seancën e sotshme të Republikës së Maqedonisë në rend dite janë 100 pika./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button