Kosovë: Ja deri kur zgjat afati për aplikim për vazhdimin e patentë shoferit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar përmes një komunikate se më 1 tetor, skadon afati i aplikimit për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së patentë shoferëve, vlefshmëria e të cilëve u ka skaduar për më shumë se një vit

Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugorë është në plotësim ndryshim dhe qytetarët kanë kohë deri më 1 tetor që të aplikojnë për vazhdimin e patentë shoferëve.

Bazuar në Vendimin Nr-ZK 10/23 të datës 15/04/2015 nga data 01/10/2015 në sistemin elektronik të aplikimit duhet të vendoset ndalesa administratve për moslejimin e aplikimit për të gjitha rastet që nuk kanë aplikuar me kohë, për të vazhduar afatin e vlefshmërisë së patentë shoferëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button