Biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi shiten në “merrjep”, ja çmimi i lartë i tyre (Foto)

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka arritur të përmbush kërkesat e të interesuarave për të parë në “Elbasan Arena” ndeshjen e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kapaciteti i vogël i stadiumit në Elbasan dhe kërkesat e mëdha për të siguruar një biletë, ka bërë që një pjesë e madhe e tifozëve shqiptarë t’i shprehin haptas pakënaqësitë për mënyrën sesi janë shitur biletat.

Mediat në Shqipëri pak ditë më parë raportuan se nuk dihet se në cilin vend janë shitur biletat nga FSHF, e cila ka thënë se biletat për këtë ndeshje janë shitur.

Por, tani në faqen e shitje/blerjeve në internet, “merrjep”, gjenden në shitje bileta të ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Janë dy persona që kanë vendosur në shitje nga dy bileta, me çmime 250 euro dhe 300 euro për biletë.

Madje shitësi i ofron blerësit potencial biletë me emër personal, pasi që dihet që FSHF ka personalizuar të gjitha biletat./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button