Barcelona mposht Las Palmas në Camp Nou

Barcelona ka mposhtur në Camp Nou skuadrën e Las Palmas, me rezultat 2:1

Pas humbjes shokuese nga Celta Vigo, Barcelona i është rikthyer fitoreve duke e mposhtur në Camp Nou skuadrën e Las Palmas me rezultat 2:1.

Golat për Barcelonën i shënoi Luis Suarez, derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Jonathan Viera në minutën e 88’të.

Fitoren e zbeu Lionel Messi, i cili i lënduar u detyrua të lëshoi fushën e lojës në minutën e nëntë të takimit dhe ende nuk dihet se sa do të mungojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button