Gostivar, ekspeditë hulumtuese në shpellën e fshatit Gjenovicë

Në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ministrit të Ekonomisë, Bekim Neziri, deputetit të Zonës, Jamin Sinani, drejtuesve të institucioneve qendrore dhe lokale dhe banorëve të fshatrave Gjenovicë e poshtme dhe Gjenovicë e epërme, është shënuar fillimi i hulumtimit të shpeshës së fshatit Gjenovicë.

Bejta falënderoi institicionet e vendit dhe ndërkombëtare për mbështetjen financiare në përshtatjen dhe vënien në funksion për vizitorë të kësaj karakteristike në nivel të Ballkanit.

“Shpella e Gjenovicës është një prej shpellave të rralla që na ka falur natyra. Ne si komunë e kemi mbështetur dhe do ta mbështesim Shoqatën “Vrello”, për ta hulumtuar, përshtatur dhe për ta bërë të vizutueshme për vizitorët vendas dhe të huaj. I falënderohemi për mbështetjen financiare ministrit të ekonomisë, Bekim Neziri, po ashtu Komisionit Evropian, Bankës Botërore, dhe po ashtu mbështetje do të na jep edhe Banka Evropiane për Zhvillim dhe ndërtim, si dhe USAID-i. Edhe komuna e Gostivarit do të siguron mjetet financiare nga buxheti i saj, që kjo shpellë të jete aktive dhe e vizitueshme”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.
Ekspeditë hulumtuese në shpellën e fshatit Gjenovicë. Punohet që shpella të bëhet atraksion turistik për turustët vendor dhe të jashtëm.  (9)

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri theksoi se kjo ministri në vazhdimësi do të mbështet iniciativa të tilla që synojnë fuqizimin e turizimit malor, duke shtuar se edhe turizmi malor luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ministria e Ekonomisë konsideron se turizmi është një nga segmentet kryesore të zhvillimi ekonomik, andaj një nga prioritet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë është edhe zhvillimi i turizimit. Sot, jam këtë që të inkurajoj kryetarin e Komunës, por edhe shoqatat që merren me hulumtimin e shpellave, duke premtuar përkrahje për punën e tyre në këtë drejtim, qoftë mbështetje logjistike dhe ligjore ashtu edhe mbështetje financiare”, theksoi ministri Neziri.

Pajtim Saiti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillim Ekonimik Lokal dhe implementim projektesh në Komunën e Gostivarit, mes tjerash potencoi se është hera e parë që organizohet një ekspeditë  hulumtuese nga Pushteti Lokal në Gostivar, dhe se është hera e parë pas pavarsisë së Maqedonisë që në  mënyrë të organizuar dhe me profesisonistë do të hulumtohet shpella e Gjenovicës, që paraqet një prej resurseve më të bukura natyrore në territorin e Komunës së Gostivarit.
Ekspeditë hulumtuese në shpellën e fshatit Gjenovicë. Punohet që shpella të bëhet atraksion turistik për turustët vendor dhe të jashtëm.  (1)

“Në Janar të këtij viti Komuna e Gostivarit nënshkruajti Memorandum për Bahkëpunim me Shoqatën e Speollogeve “Vrello”, nga Shkupi me qëllim të hulumtimit të shpelles së Gjenovicës. Gjatë muajve të  kaluara u përfatitëen dokumentacionet dhe projektet për të siguaruar mjetet e nevojshme për ta organizuar ekspeditën hulumtuese të cilën sot e promovojmë”, shtoi Saiti.

Nga shoqata e Speollogeve “Vrello”, vunë në duke se pas përfundimit të ekspeditës nga hulumtuesit akademik do të përgatitet një propozim raport për mënyrën se si shpella duhet të ruhet dhe si mund të  shfrytëzohet dhe të hapet për turistët nga vendi dhe jashtë.

Njekohësisht ata do të përgatisin  dokumentacionin e nevojshem ligjor për shpalljen e shpellës si monument të mbrojtur të natyrës dhe marfjen etë njëjtës nën ingerenca të Komunës së Gostivarit.

Ekspedita hulumtuese është e kombinuar nga speollogët më me zë nga vendi dhe hulumtuesit akademik të shpellave. Ekspedita do të qendrojë te shpella e Gjenovices për 7 ditë. Ndërmjet tjerash, ekipet e specializuara do të tentojnë të arijnë deri në fund të shpelles që është në një distancë rreth 1000 metra gjatësi. Do të incizojnë video materiale në brendi të shpellës, do të  identifikojnë gjallesat dhe bukurit e shpelles, si dhe te vendosin një aparat me të cilen gjatë terë  vitit do të matet niveli dhe sasia e ujit në shpellë.

Në dy vitet e kaluara Komuna e Gostivarit ka vendusur në prioritet e veta promovimin e bukurive natyrore dhe zhvillimin rural. Në këtë drejtim janë ndertuar mbi 200 km shtigje malore në Malin Shar  dhe malin e Thatë.Në përfundim të sipër është shtegu për ecje për reth lumit “Vardar”, prej qytetit të Gostivarit deri në fshatin Vërtok. U ndërtua platoja për fliturime me paragllajd, asfaltimi i disa aksave rrugore në vendbanimet rurale.  Të gjitha këta investime që arinë një vlerë reth 1.5 milion euro  kontribojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës në fshatrat e Komunës së Gostivarit, si dhe do të  mundesojnë  zhvillim të ekonomisë  lokale në vendbanimet rurale.

Ekspeditë hulumtuese në shpellën e fshatit Gjenovicë. Punohet që shpella të bëhet atraksion turistik për turustët vendor dhe të jashtëm.  (5)

Lajme të ngjashme

Back to top button