Ahmeti në Zhelinë: ne jemi këtu për nevojat e investuesve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga funksionarët partiakë, sot në Komunën e Zhelinës ka lëshuar në funksion disa projekte infrastrukturore, si dhe vizitoi disa biznese të suksesshme. U vizitua Qendra e kontrollit teknik “Besha Trans” në Zhelinë dhe kompania private “Vezë Sharri” në Trebosh.

Ahmeti tha se këto janë investime për ardhmërinë e brezave.

”Është krenari për të gjithë ne që mundemi të kontribuojmë për zhvillimin e bizneseve. Njëherë ky është një moment i mirë për investitorët vendas, dhe pa dyshim si një shembull pozitiv i punës së suksesshme private që duhet të ndiqet edhe nga të tjetër. Ne dëshirojmë dhe mundohemi që të stimulojmë dhe zhvillojmë edhe shumë projekte të tilla”, tha Ahmeti gjatë vizitës në kompaninë “Vezë Sharri” në Trebosh.

“Për të gjithë investuesit e interesuar, dyert janë të hapura, dhe ne jemi këtu për nevojat e tyre”, u shpreh kryetari Ahmeti.

Po ashtu sot u lëshuan në përdorim rrugët e bekatonizuara dhe të asfaltuara në fshatin Debërcë të Komunës së Zhelinës. Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Fatmir Izairi, njoftoi se mbi 10 kilometër rrugë janë asfaltuar në Komunën e Zhelinës, si dhe një pjesë e madhe e tyre janë shtruar me bekatonka, të cilat në mënyrë të ndjeshme e përmirësojnë qarkullimin e banorëve dhe cilësinë e jetës së tyre.

Të pranishmit i përshëndeti sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit ministër i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Investime në rregullimin e kanalizimit janë bërë edhe në Pallaticë, Uzormisht, Trebosh, me ç’rast punët kanë përfunduar dhe do të bëhet lëshimi në përdorim, thonë nga BDI.

Lëshimi në përdorim i rrugës, ujësjellësit dhe kanalizimit do të bëhet gjithashtu në Zhelinë ku do të vizitohet edhe kompania “Golec Trans” si dhe në fund do të mbahet tubim qendror për promovimin e projekteve të realizuara në këtë periudhë kohore në restorantin “Dy Fazanat” në Zhelinë.

Ahmeti në Zhelinë

Lajme të ngjashme

Back to top button