VMRO-DMPNE: Ligjin për Prokurorinë Speciale nuk e kemi bërë vetëm

VMRO-DPMNE, nëpërmjet një deklarate i ka demantuar akuzat në lidhje me falsifikimin e marrëveshjes për Prokurorinë Speciale.

“VMRO-DPMNE plotësisht i hedhë poshtë akuzat si të ashpra, të pavërteta dhe spekulime. Duam të theksojmë se ligji është shkruar në prani të përfaqësuesve të të gjitha partive dhe në pajtim dhe përkrahje me të gjitha partitë, pretendimi se VMRO-DPMNE e ka bërë ligjin, është plotësisht i pavërtetë. Spekulimet lidhur me këtë temë, VMRO-DPMNE i sheh në kontekst të mosmarrëveshjeve personale në kuadër të ndonjërës nga partitë të cilat publikisht e kanë përkrahur dhe e kanë votuar ligjin dhe nuk kanë pasur për qëllim që të përzihen në agjenda të huaja, të cilët demonstrojnë sjellje të papërgjegjshme dhe tentativë për ta de fokusuar qëllimin e vërtetë të ligjit, kurse ai është që ta marrim vesh plotësisht të vërtetën”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së, transmetojnë mediat në vend.

Në deklaratën e partisë, nuk është sqaruar se si ka ndodhur që në Kuvendin e RM-së të votohet, version i ligjit i cili është ndryshe nga ai për të cilin janë marrë vesh grupet punuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button