Largohen objektet e ndërtuara në plazhe në Strugë

Komuna e Strugës u ka kërkuar 11 koncesionerëve të objekteve në plazh, që në afat prej shtatë ditësh ti largojnë të njëjtat. Nga Komuna njoftuan se nëse vet pronarët nuk i largojnë objektet e tyre në afatin e paraparë, atëherë Komuna do të ndërmerr masa për largimin e tyre, njofton Alsat-M.

“Ju informojmë se përfundimisht me datë 18.09.2015, kontrata për qira afatshkurte 20.05.2010 konsiderohet i skaduar. Ju ftojmë sërish të veproni sipas nenit 11 nga kontrata për qira afatshkurte, gjegjësisht në afat prej 7 ditëve, tokën ndërtimore që është lëndë e marrëveshjes ta pastroni nga pajisjet urbane. Nëse ju konceisonerët, nuk e plotësoni këtë detyrim atëherë qiradhënësi do të bëjë pastrimin e plazhit në llogari të kocesionerit”, njoftojnë nga komuna e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button