Punonjësit e arsimit në Kroaci në grevë, kërkojnë paga më të larta

Katër sindikata të bashkuara të punonjësve të arsimit në institucionet arsimore në Kroaci kërkojnë rritjen e pagave me 4 përqind duke paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga përmbushja e kërkesave të tyre ose derisa pushteti nuk kalon në qeveri teknike, raporton Anadolu Agency (AA).

Sindikalistët u bënë thirrje të gjithë prindërve që të mos i dërgojnë fëmijë në shkollë nëse është e mundur që fëmijët të qëndrojnë në shtëpi, por nëse nuk mund ta bëjnë këtë, në shkollat me klasa të ulëta do të punojnë që ti pranojnë fëmijët të cilët do të vijnë në shkollë.

Nga sindikata presin se rreth 63 përqind e anëtarëve të sindikatës prej sot do ti bashkëngjiten grevës, kurse në mesditë do të paraqiten të dhëna nga terreni dhe do të bëhen të ditur hapat e ardhshëm.

Ministri Vedran Mornar u bëri thirrje prindërve që ti dërgojnë fëmijët në shkollë sepse megjithatë një pjesë e arsimtarëve dhe profesorëve do të zhvillojnë mësimin. Vlerësohet se greva është e papranueshme në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke patur parasysh se sot pritet shpërbërja e Parlamentit, ku së paku për 30 ditë dhe më së shumti 60 ditë duhet të mbahen zgjedhjet.

Greva po realizohet në shkollat fillore dhe të mesme si dhe në shkollat e larta dhe në fakultete.

Bëhet fjalë për katër sindikata të arsimit: Sindikata i Mësuesve Kroatë, Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në Shkollat e Mesme në Kroaci, Sindikata e Pavarur i Shkencës dhe Arsimit të Lartë dhe Sindikata e të Punësuarve në Ringjalljen e Arsimit Kroat e Bashkuar me Sindikatat vertikale në arsim.

Lajme të ngjashme

Back to top button