Shkollat e New Yorkut u mbyllën për festën e Kurban Bajramit

Shkollat ​​publike të New Yorkut u mbyllën të enjten për herë të parë në respekt të festës islame të Kurban Bajramit. Për herë të parë në histori, shkollat e qarkut më të madh të vendit ishin të mbyllura për shkak të kësaj feste, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duke qenë një qytet multikulturor është e qartë dhe kuptohet se do të respektojmë besimet e të gjithëve”, deklaroi zyrtarja e lartë e Arsimit në New York, Carmen Farina, në Muzeun e Manhatanit, kur fëmijët po festonin Kurban Bajramin.

Qyteti ka shtuar dy festat më të rëndësishme fetare të muslimanëve në kalendarin zyrtar shkollor në muajin mars.

Vendosja e dy Bajrameve si festë zyrtare ishte një nga premtimet e fushatës së kryebashkiakut aktual Bill de Blasio.

Mbyllja e shkollave nënkupton se ka kursyer shumë nxënës musliman nga përzgjedhja që duhej të bënin për këtë ditë- të ndiqnin mësimet në shkollë, apo të festonin ditën Kurban Bajramit.

Në pesë lagje të New York City jetojnë rreth 1 milion muslimanë, kurse nxënësit muslimanë përbëjnë afërsisht 10 përqind të nxënësve të shkollave publike të qytetit, sipas një studimi të Universitetit Columbia të vitit 2009.

Lajme të ngjashme

Back to top button