Interi nuk njeh humbje, Juve dështon në fund

Interi ka mposhtur Hellas Veronën me rezultat 1 me 0 për të vazhduar me bilancin e qindpërqindtë në Serie A. Pas pesë xhirove të zhvilluara, Interi ka po aq fitore. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Felipe Melo në minutën e 56-të. Interi prin në tabelë me 15 pikë të tubuara, tri më shumë se Fiorentina.

Juventusi ka barazuar me Frosinonen 1 me 1 në kuadër të xhiros së pestë në Serie A. “Zonja e Vjetër” dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe golin e epërsisë e shënoi Simone Zaza në minutën e 50-të. Rezultatin e barazoi në minutën e fundit Blanchard. Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, kampioni italian ka pesë pikë të tubuara.

Sampdoria ka mposhtur Romën me rezultat 2 me 1 për t’i shkaktuar humbjen e parë sivjet skuadrës së Rudi Garcías. Eder realizoi golin e parë për Samprdorian, para se Salah të barazonte gjithçka në minutën e 69-të. Në minutën e 85-të Manolas realizoi në portën e tij, për t’i dhuruar fitoren Sampdorias. Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Roma ka tetë pikë të tubuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button