SH.M.E.K. “Gostivari”, fitoi 1.2 milionë denarë nga projekti i USAID-it për integrim ndëretnik

Shkolla e Mesme Ekonomike Komunale “Gostivari”, ka rrumbullakuar me sukses projektin për integrim ndëretnik të financuar nga USAID-i në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, Qendrën maqedonase për edukim qytetar dhe Qendrën për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve.

Finalizimi i projektit u shënua me një ceremoni solemne ku u shpalos deklarata e vendosur në korridorin e brendshëm dhe flamuri në hyrje të shkollës e që simbolizon shpalljen e kësaj shkolle si shkoll model për integrim ndëretnik.

Në këtë ceremoni ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport të Komunës së Gostivarit.

“Ndjehem krenare që projekti i realizua me sukses, dhe se Shkolla Ekonomike fitoi epitetin e shkollës që aplikon me sukses integrimin ndëretnik, dhe q merret si shembull pozitiv në nivel nacional për harmoni  ndëretnike”, tha drejtoresha Jovanka Ognjanoska.

Zëvendësdrejtori Kasam Kasami, mes tjerash vuri në dukje se: “qëllimi i projektit ishte informimi i opinionit dhe i komuniteteve, aftësimi i arsimtarëve, i udhëheqësisë dhe i drejtorisë së shkollës dhe përgjegjësve të arsimit në komuna, krijimi i shkollave model, si dhe sigurimi i stimulimit për shkollat dhe mjediset lokale”.

Në fund të ceremonisë së përmbylljes së projektit, nxënësit e shkollës ekonomike mysafirëve të pranishëm ua prezantuan punët dhe aktivitetet e përbashkëta të realizuara viteve të fundit, siç ishte loja logjike, ndërkohë që u shfaqën edhe me prezantimin e këngës që shërben edhe si himni i kësaj shkolle.

Mesazhi që doli nga deklarata e paraqitur ishte se dallimet asnjëherë nuk mund të jetë pengesë në zhvillimin e një shoqërie, dallimet mund të jenë vetëm fuqi lëvizëse, progres të një shoqërinë në përgjithësi progres për shkollën dhe pushtetin lokal. Me anë të kësaj deklarate nxënësit e shkollës u zotuan që bashkërisht të kyçen në projekte të përbashkëta, ekskursione, e tjerë, ndërkohë për të pranishmit u shtrua një koktej rasti.

Duhet theksuar se Shkolla e Mesme Ekonomike Komunale “Gostivari” – Gostivar, përfitoi 1 milion e 200 mijë denarë nga projekti i USAID-it për integrim ndëretnik, ndërsa me këtë projekt janë zëvendësuar dritaret e vjetra të kësaj shkolle.

Lajme të ngjashme

Back to top button