Francë, arrestohen dy krerët e organizatës terroriste “ETA”

Një operacion i policisë franceze dhe asaj spanjolle mund të jetë goditja e fundit për grupin terrorist ETA. Operacioni i përbashkët çoi në pranga dy prej krerëve të bandës që ka mbjellë terror për vite të tëra në vendet baske dhe Spanjë. David Pla e Iratxe Sorzabal janë kapur në Saint-Étienne-de-Baïgorry, në afërsi të kufirit spanjoll.

Dy të arratisurit ishin në krye të listës së personave më të kërkuar nga policia spanjolle. Një tjetër person i shumëkërkuar u tha fillimisht se ra në grackën e policisë franceze, por më pas gjithçka u përgënjeshtrua nga Madridi. Lajmi kishte të bënte me Josu Ternera, por pak pas arrestimit, autoritetet spanjolle thanë se bëhej fjalë për një person tjetër me të njëjtin emër, transmeton Infoglobi.

Dy të arrestuarit janë pjesë e grupit që në vitin 2011, përmes një videoje ku shfaqeshin me fytyrë të mbuluar, njoftuan armëpushimin, por pa i dorëzuar armët te autoritetet spanjolle. Policia është e sigurt se zëri në video është i njërit prej të arrestuarve, pikërisht i David Pla.

Lajme të ngjashme

Back to top button