Frederik Ndoci nën hetim, dyshohet për telefonatë me trafikantin

​Një material hetimor i mbërritur nga drejtësia Holandeze, ka bërë që Prokuroria e Tiranës të nisë verifikimet për këngëtarin e mirënjohur shqiptar Frederik Ndoci.

Numri i celularit të artistit Ndoci, rezulton të ketë dalë gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët Holandeze, të cilët po investigonin veprimtarinë e një shqiptari të quajtur Fatlum Kadija alias Olti Kadija nga Shkodra, por banues në Tiranë.

Gjithmonë sipas materialit hetimor të mbërritur nga Holanda në Shqipëri, Fatlum Kadija rezulton i dënuar për një vrasje në vitin 2002 dhe se ka lidhje të forta me një organizatë kriminale që veprimtarinë e saj e ka në trafikun e narkotikëve dhe ku drejtuesit e saj janë nga Fieri, transmeton Gazetaexpress.

Lajme të ngjashme

Back to top button