Arrestohet kryetari i kryeqytetit të Estonisë

Kryetari i Tallinnit, apo kryeqytetit të Estonisë dhe lideri i partisë më të madhe opozitare estoneze, Edgar Savisaar, është arrestuar të martën në kuadër të një afere korrupsioni, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit. “Shërbimet e sigurisë ia kanë komunikuar padinë për marrje të ryshfetit disa herë”, ka thënë Ilmar Kahro, zëdhënës i Prokurorisë.

Faktet do të kenë ndodhur ndërmjet viteve 2014 e 2015 dhe Savisaar do të ketë marrë, për vete dhe për persona të tjerë, fonde dhe favore vlera e të cilave llogaritet të jetë disa qindra mijëra euro, transmeton Zëri.info.

Lajme të ngjashme

Back to top button